Sara Elshani, talenti që premton në muzikë

Sara Elshani vajza 10 vjeçe nga Suhareka e cila filloj të shfaqet para publikut që në moshën 7 vjeçare, fillimisht duke u bërë pjesë e kursit “Aria” po në Suharekë.

Sara këngën e parë “Shoqja ime” (me tekst e muzikë nga Shqipe Berisha e orkestim nga Artan Elshani) e solli per publikun duke qenë pjesëmarrëse në “Theranda Fest 3” ku u shpërblye me dy qmime: Vendi i tretë i festivalit dhe Qmimi i publikut.

Sara verën e kaluar u paraqit edhe në programin veror për fëmijë “Vjen vera ka dera” në RTV 21 dhe në programin e vitit të ri po në këtë televizion.

Kishin kaluar 2 vite që ajo është pjesë e kursit të muzikës “Aria” që për mësues ka Artan Elshanin i cili punon me një përkushtim të madh për talentet e këtij qyteti i cili edhe në kohë izolimi u mundua që këta fëmijë të jenë aktiv edhe nga shtëpitë e tyre. Po gjatë kësaj periudhe Sara nxorri koverin e saj të parë “Dance Monkey” nga Tones and I i cili u prit mjaft mirë.

Së fundi Sara publikojë koverin e ri “Shaj” të këngëtares shqiptare Arilena Ara, këngë që e ndjeu dhe e interpretojë me zemer. Nga Sara presim shumë në të ardhmen dhe padyshim që suksesi i saj do të jetë i garantuar.

Më poshët ju mund ti gjeni coverin nga: Arilena Ara -Shaj (Cover nga Sara Elshani)