Sekretari i LDK-së: Politika të mos flas, pas vërshimeve duhet zgjidhje emergjente nga expertët‼️

Sekretari i degës së LDK-së në Suharekë ka reaguar pas vërshimeve të mbrëmshme që kanë shkaktuar dëme në familje dhe biznese të Suharekës dhe fshatrave për rreth.

Ky është postimi i plotë i Urim Sukës:

Përsëri vërshime në disa lagje e fshatra të Suharekës

Mbrëmja e 7 gushtit ishte e vështirë për shumë familje e biznese të Suharekës. Problemi i vërshimeve vazhdon të jetë prezent përkundër disa investimeve të bëra për parandalimin e tyre. Kjo dëshmon për cilësinë e punimeve dhe joprofesionalizmin e “ekspertëve” që ideuan zgjidhjet ekzistuese për këtë problem.

Kjo situatë është emergjente dhe kërkon zgjidhje të tillë. Politika të mos flas, por të angazhojë ekspertët më të mirë të fushës për t’i dhënë zgjidhjen e përhershme kësaj çështje.

Në situatën aktuale, të formohet komisioni për vlerësimin e dëmeve dhe të shfrytëzohen të gjitha mundësitë buxhetore për të ndihmuar familjet dhe bizneset e prekura nga vërshimet e mbrëmshme.

Uroj dhe lutem që situata të tilla të mos përsëriten asnjëherë!

Urim SUKA