Një vrasje në Prishtinë, Prokuroria nis hetimet dhe dërgon trupin për obduksion

Policia e Kosovës njofton për një vdekje që ka ndodhur dje në Prishtinë.

Në raportin 24-orësh policia e ka cilësuar rastin si vrasje e dyshimtë, raporton Gazeta Express.

Prishtinë 08.08.2020 –14:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalë prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor të  cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes janë  gjetur dhe sekuestruar prova materiale, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë