• 25/07/2021
Digiqole ad

Zemaj kërkon nga AKK që çmimet e testeve në klinika private të mos jenë në dëm të qytetarëve

 Zemaj kërkon nga AKK që çmimet e testeve në klinika private të mos jenë në dëm të qytetarëve

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka takuar sot drejtuesit e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, për të diskutuar në lidhje me licencimin e laboratorëve privat e të cilët do të kryejnë testet për të zbuluar prezencën ose jo të Covid-19.

Zemaj tha se janë takuar me kryesuesin e Autoriteti të Konkurrencës Valon Prestreshin, për të kërkuar respektim të politikave të konkurrencës dhe për të mos lejuar monopol.

Zemaj po ashtu tha se këtë takim e zhvilloi për tu siguruar nga ky autoritet  se laboratorët e licencuar nuk do të bëjnë asnjë lloj marrëveshje të ndaluar për caktimin e çmimit në dëm të kosovarëve.

“Ne kemi deleguar kompetencën e kërkesës tek institucionet tona të brendshme siç është inspektorati shëndetësor dhe si ministër i Shëndetësisë ju kërkova Autoritetit të Konkurrencës  monitoroj sjelljen e këtyre institucioneve në lidhje me caktimin e këtij çmimi. Jemi në kohë pandemi, në kohë emergjente, duhet të jemi përgjegjës para qytetarëve .Ne mbështetemi tek autoriteti i konkurrencës për të na siguruar se laboratorët nuk do të bëjnë asnjë lloj marrëveshje të ndaluar për caktimin e çmimit në dëmë të qytetarëve të Kosovës”, theksoi Zemaj.

Në anën tjetër Prestreshi theksoi se autoriteti i konkurrencës ka marrë të gjitha masat dhe u ka bërë thirrje institucioneve shëndetësore , sikurse Zemaj, të mos bëjnë marrëveshje mes vete në dëm të qytetarëve.

IndeksOnline

Të ngjashme