Labinot Qosja, trajner i ri i fc Ballkanit

Labinot Qosa është pjesëtari më i ri stafit të FC Ballkani.

Trajneri i mirënjohur ka arritur marrëveshje me klubin që të ushtroj detyrën e trajnerit të portierave për ekipen e parë dhe të këshilloj – asistojë shkollën e futbollit në ngritjen e kapaciteteve për sa i përket portierave. Labi është i ri ne moshë, por i pasur ne bagazh si portier dhe trajner.

Ai ka punuar si trajner në KF Hajvali, KF Llap dhe KF Flamurtar. Gjithashtu, është trajner i përfaqesuesës së Kosovës U/19 femrat.

Labi si portier profesionist – aktiv ka mbrojtur në klube si KF Llapi, KF Besiana, KF KEK, KF Kosova e Prishtinës, Renova – Tetovë dhe përfaqësuesën e Kosovës A gjatë vitit 2005.

Punë të mbarë dhe mirësevjen Labinot Qosa.
Suharekë, 11.08.2020