Aksidentohet djali i Presidentit, policia jep detaje

Endrit Thaçi, djali i Presidentit Hashim Thaçi është aksidentuar mëngjesin e sotëm.

Kështu ka raportuar Gazeta Shneta, ndërsa Gazeta Express ka pyetur Policinë e Kosovës lidhur me aksidentin.

Policia e ka konfirmuar se mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident, duke thënë se në të janë përfshirë tri vetura.

“Sot në ora 05:25 në rrugën Prishtinë – Ferizaj, te rreth rrotullimi afër Stacionit Policor Jugu, ka ndodhur një aksident në mes të tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit një person është lënduar. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar zëdhënësja e PK-së Flora Ahmeti.

Sic kanë raportuar mediat, Endrit Thaci është në gjendje të mirë dhe është liruar pas trajtimit mjekësor të marrë në QKUK/

GazetaExpress