Instituti gjerman tërheq raportimin ku thuhej se vaksina ndaj COVID-19 mund të jetë në dispozicion qysh në vjeshtë

(E plotësuar) Instituti i lartë i Gjermanisë për sëmundje infektive ka “tërhequr” dokumentin e tij, i cili pretendonte se një vaksinë mund të ishte e disponueshme këtë vjeshtë.

Sipas Deutsche Welle, përcjell Telegrafi, Instituti Robert Koch (RKI) tha që dokumenti ishte postuar gabimisht dhe e hoqi atë nga faqja e internetit e tij.

Dokumenti, i cili tani është hequr nga faqja e internetit e institutit, ishte një version i vjetër i një dokumenti që po punohet nga agjencia, tha një zëdhënëse e RKI.

Ndryshe, më parë të mërkurën, RKI lëshoi dokumentin ku thuhej se një vaksinë mund të ishte në dispozicion qysh në fillim të kësaj vjeshte.

Sipas DW, gabimi i RKI vjen mes shqetësimeve në rritje në Gjermani për infeksione në rritje.

Më herët të mërkurën, Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn u bëri thirrje qytetarëve të mbeten vigjilentë pasi vendi njoftoi rritjen më të lartë të ditës të rasteve me coronavirus, që nga 9 maji. /Telegrafi/