• 24/07/2021
Digiqole ad

A DO TË FILLOJË MËSIMI NËPËR SHKOLLA ME 1 SHTATOR? – PËRGJIGJET KRYEMINISTRI HOTI

 A DO TË FILLOJË MËSIMI NËPËR SHKOLLA ME 1 SHTATOR? – PËRGJIGJET KRYEMINISTRI HOTI

Kryeministri Avdullah Hoti njoftoi se sot bashkë me zëvendëskryeministrat, kanë diskutuar me ministrin e Arsimit, Likaj dhe bashkëpunëtorët e tij për fillimin e vitit shkollor.

Ministri Likaj, me ekspertë të fushës, si dhe në konsultim me komunat, SBASHK-un, Këshillin e Prindërve dhe akterët e tjerë, është duke finalizuar opsionet për organizimin e mësimit nga data 1 shtator.

Hoti tha se komunat dhe drejtorët e shkollave do të kenë udhëzime të qarta se si duhet të organizohet mësimi varësisht nga kushtet që kanë në shkollat e tyre.

Sipas tij, mësimi online do të jetë gjithmonë aktiv, ndërsa janë duke u zhvilluar protokolle të veprimit se çfarë masa duhet të ndërmerren në çdo situatë që paraqitet.

Po ashtu, do të ndërmerret një fushatë informuese për nxënësit dhe arsimtarët për masat mbrojtëse që duhet të zbatojnë.

Hoti gjithashtu theksoi se mësimdhënësit janë duke u trajnuar për mësimin online, si dhe po punohet që të kemi listë rezervë të mësimdhënësve që mund të angazhohen sipas nevojës.

Edhe Inspeksioni i arsimit do të jetë në mbështetje të shkollave për t’i udhëzuar për masat që duhet ndërmarrë, por edhe për të mbikëqyrë zbatimin e atyre masave.

Të ngjashme