VDES NJË I PARABURGOSUR NË QENDRËN E EMERGJENCËS NË SHSKUK

Një i paraburgosur ka vdekur sot në Qendrën e Emergjencës në Qendrën Klinike Universitarë të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës, përmes një njoftimi për media.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 16:00, në Qendrën e Emergjencës së SHSKUK-së, ka ndërruar jetë i paraburgosuri me inicialet B. Ç, vit i lindjes 1958”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

Sipas njoftimit i paraburgosuri, rreth orës 13:20 me rekomandim të mjekut të Qendrës së Paraburgimit Prishtinë, është dërguar në Qendrën e Emergjencës në SHSKUK, ku për kundër ofrimit të ndihmës mjekësore ka ndërruar jetë, përcjell Insajderi.org

I njëjti ishte i dyshuar për Veprën Penale: Vrasje e rëndë.

Nga organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoj shkakun e vdekjes./Insajderi.org