Ministri Zemaj:Së shpejti do të themeloj “Institutin për Nënën dhe Fëmijën”.

Ministri Zemaj ka vizituar Klinikën Gjinekologjike dhe atë të Neonatologjisë në QKUK. Ai kete vizit e ka bërë bashkë me dr.Valbon Krasniqi ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së. Me qëllim të avancimit të shërbimeve shëndetësore, që motrat dhe nënat tona të marrin shërbime cilësore për nevojat e tyre, pa pasur nevojë të shkojnë për trajtime mjekësore jashtë vendit.
Si ministër në mënyrë të veçantë e përkrah krijimin e familjeve të reja.

Ky është postimi i plotë i Ministrit Zemaj:

Së shpejti do të themeloj “Institutin për Nënën dhe Fëmijën”.

Me qëllim të avancimit të shërbimeve shëndetësore, që motrat dhe nënat tona të marrin shërbime cilësore për nevojat e tyre, pa pasur nevojë të shkojnë për trajtime mjekësore jashtë vendit.
Si ministër në mënyrë të veçantë e përkrah krijimin e familjeve të reja.
Në mandatin tim i kam me prioritet të veçantë Klinikën Gjinekologjike dhe atë të Neonatologjisë në QKUK.
Andaj sot i shoqëruar nga dr. Valbon Krasniqi, ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, vizitova këto dy klinika, ku për së afërmi u njoha me gjendjen dhe punën që po bëhet si dhe me kërkesat e stafit mjekësor.
Mjekëve iu shpreha mirënjohjen time dhe i falënderova pafundësisht për punën e tyre të palodhshme.
Qeveria e drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti e mbështetë vazhdimin e përkrahjes për personelin shëndetësor me nga 300 euro edhe për muajt sa do zgjas pandemia.
Mjekët, infermieret dhe stafi mjekësor në tërë Kosovën janë̈ heronjtë e sotëm.
Unë si ministër dhe si Ministri e Shëndetësisë në përgjithësi gjithnjë do qëndrojmë në krah të tyre, do t’u ofrojmë përkrahje dhe mbështetje të pa rezervë.

Ju faleminderit mantelbardhë!
Bashkë do të ja dalim!

QeveriaHoti