Rrahje masive në Kaçanik, policia arreston pesë persona

Share Button Gazeta Blic

Janë arrestuar pesë të dyshuar në Kaçanik pasi që të njëjtit janë rrahur në mes vete.

Si pasojë, njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman të mëtutjeshëm, ndërsa të dyshuarit tjerë pas tretmanit mjekësor, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Sipas policisë, rrahja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 ndërsa hetimet ende po vazhdojnë.

Mësohet se një tjetër person i dyshuar, i përfshirë në rrahje, është ende në kërkim të policisë.

GazetaBlic