Shkruan Selman Kolgeci

Komuna e Suharekës gjatë vitit 2019 ka shpenzuar 27.191,24 € mbushje për telefon (pa përfshirë shpenzimet e telefonisë fixe)

Nga një zbërthim shumë sipërfaqësorë rezulton se; 12 zyrtarë komunal kanë “folë” në telefon pa ndërprerë gjatë gjithë orarit të punës përgjatë tërë vitit!

Gjithsej minuta të shpenzuar sipas shpenzimeve të raportuara : 1.359,562 min (sipas tarifës lokale ~0.02 €/min)
Nësë këto i konvertojmë në orë, rezulton se janë shpenzuar 22.659,36 orë në telefonin mobil.
Nëse këto i konvertojmë në ditë pune, rezulton se janë shpenzuar 2832.42 ditë pune në telefonin mobil (kalkuluar sipas orarit të punës 8 orë/ditë);

Gjatë vitit një punonjës shkon në punë 228 ditë pune. Për këtë ky është zbërthimi;
52 javë – 104 ditë të vikendit – 18 ditë pushim – 15 ditë festa zyrtare = 228 ditë pune gjatë gjithë vitit.
Tani, për t’u shpenzuar aq mjete/minuta/orë/ditë siç është raportuar duhet që një zyrtarë komunal t’i kalojë 12.42 vite duke zhvilluar biseda në telefonike.

Ose për mjetet e raportuara si të “shpenzuara” për mbushje telefoni gjatë vitit 2019 duhet që 12 zyrtarë komunal të flasin në telefon (brenda valës) nga 8 orë në ditë përgjatë gjithë vitit !!

Me Grenell-in e di që nuk keni fol …!