• 04/08/2021
Digiqole ad

Viti 1939, kur shteti shqiptar mori në mbrojtje hebrenjtë

Një qarkore e vitit 1939,  e lëshuar nga Ministria e Brendshme shqiptare, parashikonte regjistrimin e të gjithë shtetasve hebrenj që jetonin në Shqipëri, me qëllim strehimin dhe marrjen e tyre në mbrojtje. Qarkorja e Ministrisë së Brendshme i drejtohet të gjitha prefekturave ku iu kërkohet të regjistrojnë të gjithë shtetasit e kësaj kombësie me të gjitha të dhënat personale.

Dokumenti i marrë nga Arkiva e Shtetit, i vitit 1939, dëshmon për përpjekjet e shtetit shqiptar për të marrë në mbrojtje shtetasit hebrenj.

Në përgjigje të qarkores, Prefektura e Rrethit Vlorë, paraqet pranë Ministrisë, listën me emrat e hebrenjve që gjendeshin në këtë Prefekturë në atë kohë.

Më poshtë botohet Qarkorja dhe përgjigja e Prefekturës Vlorë për Ministrinë e Brendshme bashkë me listën e hebrenjve që ndodheshin në këtë Prefekturë.

IzraeliSot

Të ngjashme