• 24/07/2021
Digiqole ad

XHAFERI SOT ZGJEDHET KRYETAR I KUVENDIT TË MAQEDONISË SË VERIUT

 XHAFERI SOT ZGJEDHET KRYETAR I KUVENDIT TË MAQEDONISË SË VERIUT

Për sot në mesditë është caktuar vazhdimi i mbledhjes konstituive të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Veriore, ku Talat Xhaferi duhet përsëri të zgjedhet për kryetar të Shtëpisë ligjvënëse, njofton Insajderi.

Propozimi për zgjedhjen e Xhaferit është dorëzuar në Kuvend me nënshkrimet e të gjithë 62 deputetëve të shumicës parlamentare që përbëjnë LSDM-në dhe Koalicionin “Mundemi” me Besën, BDI-në dhe PDSH-në.

Kryetari i Kuvendit zgjidhet me së paku 61 vota nga numri i përgjithshëm i deputetëve. Pas zgjedhjes, kryetari i Kuvendit në ditët në vijim do të duhet të caktojë edhe mbledhje për zgjedhje të Qeverisë së re të cilën do ta kryesojë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Afati për parashtrim të propozimit për zgjedhje të Qeverisë së re është 2 shtatori.

Deputetët e koalicionit ASH-AAA, Skender Rexhepi dhe Syrija Rashidi, para hyrjes në Kuvend, për votimin e kryeparlamentarit, thonë se nuk do të lejojnë të shkelet vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhjet e fundit, duke aluduar se nuk do ta mbështesin kandidatin e propozuar për kryeparlamentar, Talat Xhaferi.

Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zeqiri gjatë hyrjes në Kuvend tha se sot do të votohet kryeparlamentari që amnistoi sipas tij, kriminelin Trajko Veljanovski. Ai megjithatë nuk sqaroi nëse do ta mbështes apo jo votimin e Xhaferrit. Në fund të prononcimit Zeqiri shtoi me ironi se “Talati është kreparlamentari më i suksesshëm”. /Insajderi.com

Të ngjashme