10 thënie të veçanta nga Ibrahim Rugova

SuharekaExpress ju sjell në kujtesë 10 thënie të fuqishme nga presidenti Ibrahim Rugova;

1.Arti është si jeta, secili e gjen kuptimin e tij për vete.

2.Kosova është një vend i vogël, por ka aq shumë pasuri që ia ka falur Zoti.

3.Kokën mund të ma ndërrojnë, por mendimin kurrë.

4.Kosova sot është më pranë Evropës se vendet e tjera të rajonit të Evropës Juglindore.

5.Si president i Kosovës, unë jam shumë i shqetësuar në lidhje me situatën aktuale të punësimit, në rreth 70% të popullsisë, e cila është e re, me potencial të madh, flet shumë gjuhë të huaja dhe që janë ekspertë në shumë fusha.

6.Nuk mund të merrem me letërsi kur shoh se nëpër rrugë vdesin njerëzit e mi.

7.Ne kemi euron monedhë, çka do të thotë shumë. Ajo nuk e ka stabilizuar vetëm situatën në Kosovë politikisht dhe ekonomikisht, por i ka lehtësuar edhe kontaktet e drejtpërdrejta që kemi me Europën.

8.Sa i përket shqetësimit që shpreh Serbia, ajo nuk ka të drejtë për të ndikuar në privatizimin apo të kërkojë ndonjë pronë, sepse Kosova është një ish-anëtare e Republikës Federale të Jugosllavisë.

9.Shqiptarët nuk i bashkon vetëm feja apo ideologjia. Qysh në shekullin e nëntëmbëdhjetë, në kohën e Rilindjes kombëtare, gjuha, kultura dhe tradita ishin elemente lidhëse kombëtare, kurse feja nuk ishte forca absolute e bashkimit.

10.Vizioni im është që të kemi një Kosovë të pavarur, demokratike, me një shoqëri politikisht tolerante dhe me një ekonomi solide, e integruar në BE dhe NATO; si dhe të vazhdojmë marrëdhëniet tona të mira me SHBA.