Digiqole ad

Suharekë:Dhunon fizikisht të dashurën për shkaqe xhelozie

 Suharekë:Dhunon fizikisht të dashurën për shkaqe xhelozie

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh dërguar mediave bënë të ditur se të premtën në Suharekë është raportuar për një rast të lëndimit trupor.

Sipas raportit bëhet e ditur se rreth orës 01:10 viktima femër kosovare ka raportuar se për shkaqe xhelozie ishte goditur disa herë në pjesë të ndryshme të trupit nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishin qenë në lidhje dashurie, shkruan SuharekaOnline.

Si pasojë e rastit viktima ka pranuar tretman mjekësor, i dyshuari nuk është hasur nga policia. Rasti vazhdon të hetohet./SuharekaOnline

Digiqole ad

Të ngjashme