Geci publikon pamjet ekskluzive nga atentati ndaj Rugovës, zbulon fjalët rrëqethëse të presidentit pas sulmit

Esat Geci, njëri nga vëllezërit Geci nga Llausha, përmes një postimi në Facebook, ka publikuar pamjet nga atentati ndaj presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ai tregon se pas kthimit në Presidencë, presidenti Rugova i ka thënë se nuk e ndien vetën të sigurt, gjersa iu ka drejtuar të tjerëve se mund të shkojnë në familjet e tyre.

Mirëpo, Geci shpjegon se presidentit i është përgjigjur se nëse e vrasin atë, vllezerit tjerë të familjes Geci do të jenë në shërbim të të parit të shtetit.

“Më kujtohet shumë mirë kjo ditë e erret për Kosovën, po sa shkuam në Presidencë, Presidenti Rugova na tha ai që se ndien veten të sigurt mund të shkoni të familjet e juaja, në këtë rast unë ju drejtova President nëse vdes unë vinë vëllezërit e tjerë sepse kemi meshkuj shumë, Presidenti Rugova mu drejtua duke më thënë; Esat për ty dhe familjen tënde e di”, tregon Geci.

Ja shkrimi i tij:
Pamje ekskluzive e atentatit ndaj Presidentit Rugova, ku në këtë atentat isha unë dhe koleget e mi, por fal zoti Presidenti Rugova i shpëtoi këtij atentati po ashtu edhe ne.

Me kujtohet shumë mirë kjo ditë e erret për Kosovën, po sa shkuam në Presidencë, Presidenti Rugova na tha ai që se ndien veten të sigurt mund të shkoni të familjet e juaja, në këtë rast unë ju drejtova President nëse vdes unë vinë vëllezërit e tjerë sepse kemi meshkuj shumë, Presidenti Rugova mu drejtua duke më thënë: “Esat për ty dhe familjen tënde e di”.

Të gjitha vrasjet politike në Kosovë, kanë pas qëllim që njerëzit si Rugova dhe përkrahësit e Rugovës ti vrasin, që disa që janë sot në pushtet të përfitojnë politikisht dhe ta marrin pushtetin.

Është mirë t’ia kujtomë atyre që kanë shkruar komunikata dhe kanë dhënë urdhra për vrasje politike, që ka ardhur koha që të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

Këta urdhërdhënës shumë “Nëna” shqiptare i kanë lënë pa djem,shumë fëmijë kanë mbetur jetim,e shumë nuse i kanë kthyer në gjini,vshumë njerëz janë mbetur të plagosur,shumë njerëz kanë mbetur në karrocë shumë familje i kanë etiketuat dhe linçuar vetëm e vetëm që këta ta marrin pushtetin.

Por ka ardhur koha që këta urdhërdhënës të marrin dënimin e merituar.

https://www.facebook.com/story.php?story_fbid=2810945129158714&id=100007297633478&sfnsn=mo&extid=ALEufZOb2A155slx&d=n&vh=i

Newspaperks.com