Futbollisti nga Suhareka Mërgim Berisha ftohet nga Gjermania U-21

Kosova vazhdon të nxjerrë talente nëpër Evropë. Padyshim njëri nga ta që tashmë në mediet gjermane po cilësohet si një futbollistë me shumë perspektivë është Mërgim Berisha, shkruan “Zeri.info”.

Është Kombëtarja e Gjermanisë U-21 që i ka besuar prapë lojtarit kosovar duke e grumbulluar për ndeshjet e shtatorit.

20-vjeçari që luan me Red Bull Salzburg në Austri është përfshirë në listën e publikuar sot nga Gjermania u-21.

Ai është shqiptari i vetëm i grumbulluar nga Gjermania për ndeshjet kualifikuese të shtatorit. /Zeri.info