Biznesmeni shqiptar plagos motrën e kapitetit të Manchester United, detajet e sherrit

Kapiteni i Manchester United Harry Maguire e ka kaluar natën në qelitë e ishullit të Mykonos në Greqi, pas një sherri me një shqiptar që plagosi motrën e tij.

Media britanike ‘The Sun’, shkruan se motra e kapitenit, Daisy Maguire, u qëllua me një mjet metalik nga një ‘biznesmen gangster’ shqiptar. ‘The Sun’ nuk e ka dhënë emrin e shqiptarit, por ka mësuar se shqiptari e ka qëlluar motrën e futbollistit, pasi kjo e fundit e kishte refuzuar.

Daisy është goditur në krah e për pasojë është gjakosur. Të resë më pas i kanë rënë të fikët dhe pikërisht në këtë kohë ka ndërhyrë i vëllai, i cili po qëndronte me partneren e saj në të njëjtin lokal ku ndodhi ngjarja.

Situata u bë e ‘nxehtë’ i tha një burim gazetës ‘The Sun’. Më tutje kapiteni i Manchester United ka vendosur që të largojë të motrën drejt spitalit me një taksi, por komplikimet kanë vijuar.. 27 vjeçari ka nisur një sherr verbal me një oficer policie të veshur civil. Kësioj kapiteni i United përfundoi në qeli, atje ku kaloi dhe natën.

Të dielën Maguire pagoi 190 mijë paund garanci pasurore për të dalë nga qelia dhe besohet se tashmë ka mbërritur në Britani.