Aksident trafiku në rrugën Gjilan-Prishtinë, përplasën dy vetura

Një aksident trafiku ka ndodhur sot pasdite në rrugën Gjilan-Prishtinë.


Gazeta Online “Reporteri.net” ka siguruar foto nga ky aksident, ku janë përfshirë dy vetura, një e tipit Mercedes dhe një tjetër Golf.

Aksidentin në fjalë për Reporteri.net e ka konfirmuar, e cila ka treguar se nuk është lënduar asnjë person, por ka veç dëme materiale.

“Po në rrugën Gjilan Prishtinë në orët e pas dites ka ndodh një aksident trafiku në mes dy veturave. Përpos dameve materiale lëndime të lehta ka pësu një person. Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal janë duke i udhëheq hetimet rreth këti aksidenti”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani për Reporteri.net.

Pas këtij aksidenti janë krijuar kolona në këtë rrugë.

Kujtojmë se aksidentet në rrugët e Kosovës janë të shpeshta, ku për pasojë edhe vdesin persona.

Një prej shkaktarëve më të mëdhenj të aksidenteve është shpejtësia. /Reporteri.net/