Digiqole ad

Naser Ramadani thotë se Kosovës vaksina për Covid 19 do t’i ofrohet me prioritet

 Naser Ramadani thotë se Kosovës vaksina për Covid 19 do t’i ofrohet me prioritet

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, shpreson se Kosova do të jetë prioritet në ran-glistën botërore sa i përket furnizimit me vaksinën kundër Covid 19.

Ramadani, gjatë një vizite që i ka bërë Shtëpisë së të Moshuarve ka deklaruar se tashmë është bërë plani për vaksinimin e popullatës me vaksinën kundër Covid 19.

“Ne shpresojmë që në fillim të sezonit dimëror do të vaksinohen popullata e ndishme sipas indikacioneve epidemiologjike për gripin sezonal. Dhe së dyti së shpejti pritet që të dal vaksina për virusin Covid 19 dhe Kosova është ndër vendet me prioritet që  mund të ofrohet vaksina. Dhe ne kemi bërë dhe planin për vaksinim të popullatës me vaksinën kundër Covid 19 se bashku edhe me vaksinën e gripit sezonal. Ne besojmë se si shtet jemi të përgatitur edhe për valën e dytë dhe të tretë siç e quajnë disa.

E Ramadani, foli edhe për valën e dytë të Covidit e cila parashihet të jetë gjatë muajve të ardhëm në Kosovë.

“Sipas shumë senariove, se mund të përzihen dy loje të virusëve, dy lloje kryesore ky aktual Covid 19 dhe gripi i vjeshtës. Pra ka viruse ndryshme që mund ta përkeqësojnë gjendjen e personave me sëmundje kronike. Qeveria, MSH dhe IKSHP kanë bërë përgatitjet dhe senariot e mundshme”, shpjegon Naser Ramadani.

GE

Digiqole ad

Të ngjashme