Katër persona të maskuar grabisin në një market në Prizren

Katër persona me maskë kanë hyrë me një market në Prizren për grabitje.

Policia e Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur dje rreth orës 03:31 dhe është raportuar nga një dëshmitar.

“Dëshmitari mashkull kosovar ka informuar se katër persona të panjohur të maskuar me një veturë kanë hyrë me forcë në një market, i njëjti për t’i frikësuar të dyshuarit ka shtënë në ajër”, thuhet në raport.

Policia bën të ditur se është konfiskuar pistoleta me shtatë fishekë (për të cilin kishte leje) dhe katër gëzhoja.

Rasti është duke u hetuar./PrizrenPress