Djali e kërcënon nënën dhe ia merr telefonin, më pas ikë nga shtëpia

Policia e Kosovës njofton për një rast dhune që raportohet të ketë ndodhur në Prizren.

Një grua ka raportuar në Polici se është kanosur nga djali i saj, i cili i ka marrë telefonin dhe ka ikur nga shtëpia.

Ngjarja ka ndodhur dje në rrugën “Astrit Suli”, rreth orës 17:09.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti është nën hetime.