Pamje të tjera nga aksidenti në Orllatë (+18)

Sonte një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Orllat, që pati pasoja tragjike.

Një person fatkeqësisht ndërroj jetë në këtë aksident. Për Indeksonline, Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Arlinda Rexhepi ka dhënë detaje nga aksidenti.

“Me datë 07.09.2020 rreth orës 20:00 në fshatin Orllat, konkretisht në drejtimin Prishtinë- Pejë, është raportuar për një aksident trafiku mes një kamioni dhe një kamionete. Ne vendngjarje kanë dal njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësore të cilët e kanë konstatuar vdekjen e një personi, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Në vendngjarje vazhdojnë të jenë njësitë kompetente për trajtim të mëtejmë të rastit”, tha Rexhepi.

Indeksonline ka arritur të siguroj pamje të reja nga ky aksident tragjik.