Bekë Berisha thotë se sot diskutohet edhe për daljen e AAK-së nga koalicioni

Beke-Berisha

Deputeti i AAK-së Bekë Berisha ka thënë në fillim të takimit të strukturave partiake të AAK-së se nëse e dëgjojnë atë, AAK-ja nuk duhet të qëndrojë më në koalicion.

Berisha ka thënë po ashtu se largimi nga koalicioni është një nga pikat e takimit të sotëm, njofton Klan Kosova.

Mbledhja e Strukturave të Përgjithshme të AAK-së nën kryesimin e liderit Ramush Haradinaj është duke vazhduar akoma.

Takimi vjen vetëm disa ditë pas nënshkrimeve që i dhanë Kosova dhe Serbia në Washington dhe pa u bërë 24 orë që kur kryeministri Avdullah Hoti pati takim me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel e ku nuk morën pjesë ministrat e AAK-së.

Tema kryesore në këtë takim të strukturave udhëheqëse të AAK-së do të jetë pikërisht dialogu me Serbinë.

KlanKosova