Dy këmbësore femra goditen nga pakujdesia e vozitësit

Gjilan – Në rrugën “Lufta e Gjilanit” në Gjilan vozitësi mashkull kosovar, me veturë nga pakujdesia, ka goditur dy këmbësoret femra kosovare.

Viktimat janë dërguar në Spitalin e Gjilanit, ku njëra është ndalur për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa tjetra është liruar.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/