Manchester United e do transferimin e Jadon Sanchos

Jadon Sancho mbetet synimi kryesor i Manchester Unitedin për afatin kalimtar të verës.

Sulmuesi anglez ka impresionuar trajnerin e Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer i cili e dëshiron me çdo kusht që ta sjellë në “Old Trafford”.

Goal.com, shkruan se Manchester United ka bërë progres në negociatat me Dortmundin, për transferimin e Sanchos.

Drejtori sportiv i Dortmundit Michael Zorc, ka insistuar se Sancho nuk do të largohet nga skuadra.

Dortmund dëshiron 120 milionë euro për ta lënë të lirë anglezin, por United nuk janë të gatshëm që ta paguajnë këtë shumë edhe pse janë duke i vazhduar bisedimet.

Sancho konsiderohet si njëri prej lojtarëve më talentuar në botën e futbollit duke impresionuar në sezonin e fundit me Dortmundin.

Kallxo