Digiqole ad

AVDULLAH HOTI: PIKA 10 QË U HOQ NGA MARRËVESHJA, NUK ISHTE PIKË PËR NJOHJE

 AVDULLAH HOTI: PIKA 10 QË U HOQ NGA MARRËVESHJA, NUK ISHTE PIKË PËR NJOHJE

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë  se pika 10 në Marrëveshjen e Uashingtonit, që më vonë është larguar me kërkesë të Serbisë, nuk kishte të bënte me njohje reciproke, njofton Insajderi.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciq, dhe zyrtarë tjerë të delegacionit serb kanë thënë se e kanë ndaluar njohjen reciproke që ishte në këtë pikë.

Por i Dërguari Special i Shtëpisë së Bardhë për dialog, Richard Grenell, ka thënë se kjo nuk është e vërtetë.

Ndërsa kryeministri Hoti në Pressing tha se “pika 10 nuk kishte të bënte me njohje reciproke. Ajo kishte të bënte me ruajtjen e pakicave, të drejtave të minoriteteve e këso gjërash. Nuk kishte lidhje me njohjen reciproke”, tha ai.

“Në pikën 10 është folur për njohje të minoriteteve, njohje reciproke e kështu. Jo eksplicit për njohje reciproke të shteteve. Ka pasur një draft fillestar, e që më pas është rregulluar pak. Kemi qenë kundër minishengenit, kemi kërkuar që ajo të largohet, por na thanë që është kërkesë e presidentit Trump. E kemi pranuar. Do të kemi takime me shtetet që janë pajtuar të jenë pjesë e kësaj iniciative. Do të trajtohemi barabartë ose nuk futemi”.

Hoti në fund është shprehur se është shume optimist, madje dhe duke u bazuar në bisedat që ka bërë më zyrtarë ndërkombëtar, se marrëveshja përfundimtare do të arrihet këtë vit./Insajderi.com

Digiqole ad

Të ngjashme