“Avullohet” një biçikletë në Prizren

Dje në mesditë, rreth orës 14:00, një qytetarit i është vjedhur biçikleta në rrugën “Tirana” në punëtorinë “Led Vizion”, në Prizren.

Në videon e dërguar në adresën tonë elektronike shihet një person tek sa afrohet për të bërë grabitjen.

Kjo dukuri në qytetin tonë nuk ka të ndalur. I dëmtuari ka raportuar rastin në Polici dhe tregon se vlera e kësaj biçiklete është 300€.

TvPz