Burri raporton në Polici: Gruaja më ka goditur me enë kuzhine

Gjatë 24 orëve të fundit në Policinë e Kosovës, është raportuar edhe për dhunë në familje.
“Fushë Kosovë 08.09.2020 – 16:00.

 Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se ditë më parë pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij të dyshuarën femër kosovare, e njëjta e kishte goditur me një enë kuzhine. Viktima kishte pranuar tretman mjekësor.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore”, njofton Policia e Kosovës.

BS