Digiqole ad

Policia e sqaron arrestimin e mbrëmshëm: Qytetari ishte arrogant, kërcënoi policinë

 Policia e sqaron arrestimin e mbrëmshëm: Qytetari ishte arrogant, kërcënoi policinë

Në Ligjin për luftimin e sëmundjeve ngjitëse dhe pandemive janë të qarta kompetencat dhe mandatet ligjore, duke përfshirë edhe ndëshkimet për personat që nuk i përfillin masat e nxjerra.  Një ndër to është gjoba në rast se nuk e mbani maskën. Mbrëmjen e së shtunës është arrestuar një person në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, pasi që ka qenë pa maskë. E arrestimi i qytetarit ngjalli shumë reagime për mënyrën se si policia veproi ndaj tij, shkruan Express.

Ndaj tij, policia përdori dhunë, skenë kjo e cila u filmua nga kalimtarët e rastit në sheshin kryesor të Prishtinës. Por ky veprim i policisë, ka ardhur si pasojë e mos përfilljes së urdhrave policor nga ana e qytetarit. Të paktën kështu po deklarohen nga ana e Policisë së Kosovës.

“Reth ores 21:30 njësia policore gjatë realizimit të detyrave dhe kompetencave ligjore, konkretisht gjatë patrullimit në sheshin “Nënë Tereza” ka hasur në personin e dyshuar me inicialet (B. S; 1988)  i cili ka qenë pa maskë. Të njëjtit ju është tërhequr vërejtja disa herë, por nuk ka perfill urdhrat e zyrtareve policor,  kur atij iu është kërkuar dokumenti i identifikimit nga zyrtaret  dhe ka kuptuar se po i shënohet fletëparaqitje  sipas ligjit ka filluar të përdorë shprehje ofenduese dhe kercenuese, duke shfaqur poashtu sjellje arrogante kundrejt zyrtarëve policor, në një moment ai ka ngritur dorën në drejtim të zyrtarve policor ku të njejtit janë detyruar të përdorin forcën e domosdoshme, proporcionale duarthatë për ta venë nën kontroll të dyshuarin”, ka deklaruar Hoxha.

Nga PK theksojnë se gjatë arrestimit të qytetarit në fjalë një zyrtar policor ka marrur lendime nga sjelljet e pakontrolluara dhe rezistente nga i dyshuari

Tutje ai theksoin se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor Qendra, për procedura të mëtejme lidhur me rastin e pengimin të personit zyrtar ne kryerjen e detyres zyrtare. Lidhur me rastin poashtu janë njoftuar Hetimet Rajonale  të Policisë së Kosovës, Inspektorati Policor i Kosovës dhe Prokurori i Shtetit për procedura të mëtejme.

I dyshuari dergohet në mbajtje per 48 orë.

E ndaj këtij rasti ka pasur reagime nga deputet e ish-deputet kosovarë.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar pas lajmit për arrestimin e një qytetari në qendër të Prishtinës me arsyetimin se nuk e kishte vënë maskën.

Në një video të publikuar në media shihen disa policë të Kosovës të cilët ushtrojnë dhunë fizike ndaj një burri në prezencë të fëmijeve dhe një gruaje për shkak se burri nuk kishte vënë maskë.

Për këtë, deputeti Daut Haradinaj ka reaguar përmes një postimi në “Facebook” duke thënë se “kjo nuk i ka hije Policisë”.

GE

Digiqole ad

Të ngjashme