Ministri i Arsimit: Të gjithë pjesëmarrësit në shkollë janë të obliguar të bartin maskë

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, i ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.

“Vendimi për fillimin e vitit shkollor ka qenë më i vështiri në karrierën time. Është shumë e vështirë të vendoset duke pasur parasysh situatën me COVID-19”, tha ministri në një konferencë për media pas një takimi me drejtues të insitucioneve relevante.

“MASH tash e disa muaj ka bërë përgatitjet, janë pastruar shkollat, janë vendosur njoftimet se si duhet të sillen, është përgatitur master plani për E-mësimin, është hartuar protokoli për reagimin ndaj pandemisë, secili insititucion arsimor e ka krijuar task-forcën e vet, në fund të çdo dite do të ketë raport për procesin mësimor, është bërë orari, janë trajnuar mësimdhënësit për kurrikulën e re por edhe pregatitjet për e-mësmin”, tha ministri.

“Kemi vendosur që ora e parë t’i kushtohet pandemisë, dhe nje orë në javë t’i kushtohet informatava të reja për pandeminë. Të gjithë pjesëmarrësit në shkollë janë të obliguar të bartin maskë, janë shpërndarë gjysmë milioni maska për të gjitha shkollat. 300 mësimdhënës me probleme do të jenë jasht procesit mësimor dhe do të mbulohen me paga si dhe 100 punëtorë teknikë”, tha ai.

Kallxo