Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, ka ndarë pako ushqimore për familjet me asistencë sociale

Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, ka ndarë pako ushqimore për familjet me asistencë sociale Nga një pako me mish, kanë përfituar 300 familje nga Komuna e Suharekës, të cilët janë me asistencë sociale. Këto ndihma humanitare i ka dhuruar Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, e cila këtë lloj të ndihmës po e bënë për herë të dytë brenda dy muajve në Komunën e Suharekës. Donacione të ngjashme dhe ndihma humanitare kjo Shoqatë ka bërë edhe më herët për personat dhe familjet që ekonomikisht qëndrojnë shumë keq.