Fondacioni ” Golden Eagle”, dhuron donacion për Spitalin e Prizrenit

Pronari i kompanisë së mirënjohur ” Frutex”, Shaqir Palushi, përmes një njoftimi në facebook, bën të ditur se, Spitali i Prizrenit është spitali i radhës i cili pranon donacion nga fondacioni “Golden Eagle”.

Punëtorëve shëndetësor të spitalit rajonal të Prizrenit përmes këtij donacioni iu dhuruan pakot me pajisje mbrojtëse të cilat permbajnë 820: maska mbrojtëse, maska plastike, rroba antibakteriale dezinfektues si dhe 600 njësi lëngje frutash Relax 100%.

Fondacioni Golden Eagle po vazhdon edhe më tutje dhënien e donacioneve për punëtorët shëndetësor në të gjitha spitalet e komunave të Kosovës.

Deri më tani, përfituesit e donacioneve nga fondacioni Golden Eagle kan qenë: Spitali rajonal i Pejës, Spitali rajonal i Gjakovës, Spitali i Ferizajit, Vushtrris, Gjilanit dhe Spitali i Prizrenit, ka shkruar ai./tvprizreni.info/