Tragjike, vdes i riu në Drenas pasi e goditi vetura

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në Drenas, ku mbeti i vdekur një person pasi e shkeli një veturë.

 Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha për Indeksonline dha detaje nga rasti.

“Me datë 14.09.2020 ne ora 20:06 Policia ka pranuar informatën se në Gllogoc është shkaktuar një aksident trafiku me pasoja fatale, ku të përfshira janë një automjet dhe një këmbësor. Njësitet kompetente policore janë marr me rastin”, u shprehë ai./Indeksonline/