1300 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë

Policia e Kosovës në Statistikat e Përgjithshme ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit për të gjithë shkelësit e rregullave në trafik janë shqiptuar saktësisht 1300 gjoba.

Ndërsa është bërë e ditur se në mbarë vendin për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 14 persona, e prej tyre në mbajtje janë dërguar 6 persona.

Në anën tjetër në vuajtje të dënimit janë 2 persona.