U nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit për Parkun e Dëshmorëve në Suharekë

U nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit për Parkun e Dëshmorëve në Suharekë

Në ambientet e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Ambientit, sot u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të Ministrit të Zhvillimit Ekonomik dhe Ambientit, z.Blerim Kuçi dhe kryetarit të Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj.
Kjo marrëveshje ka për qëllim bashkëfinancimin për Parkun e Dëshmorëve në Suharekë, në vlerë prej 100 mijë euro.
“Nënshkrimi i këtij Memorandumi paraqet kontributin e dhënë me jetë nga dëshmorët të cilët u flijuan për të çliruar Kosovën dhe kjo na detyronë që edhe vendi ku prehen ata të jetë i rregulluar dinjitetshëm dhe bukur”, kanë thënë fund kryetari Muharremaj dhe ministri Kuçi.