LDK-Suharekë: Degradimi i sistemit arsimor, keqpërdorimi i parasë së taksapaguesve punësimet bazuar vetëm në përkatësinë partiake, nuk mund të mbulohen me postimet e shpeshta në rrjete sociale, të kryetarit aktual Muharremaj

Mungesa e transparencës në Komunën e Suharekës

LDK dega në Therandë, me shqetësim të madh, ka paralajmeruar në vazhdimësi për parregullsitë e shumta që karakterizuan qeverisjen komunale te AAK-së në Therandë. Degradimi i sistemit arsimor, keqpërdorimi i parasë së taksapaguesve punësimet bazuar vetëm në përkatësinë partiake, nuk mund të mbulohen me postimet e shpeshta në rrjete sociale, të kryetarit aktual Muharremaj. Këto fenomene negative të shkaktuara nga qeverisja aktuale komunale, e kanë zbritur Komunën e Suharekës në nivele tepër të ulta që asnjëherë nuk i kishte pasur.