Kolgeci:A riparohet riparimi ?!

Anëtari i Kryesisë së LDK-së dega në Suharekë z.Selman Kolgeci ka shprehur një shqëtësim lidhje me prishjen e rrugës dhe të sanimeve që janë bërë në rrugën Bukosh-Reqan. Ku edhe ka pyetur: A riparohet riparimi ?!
“Edhe pse e sanuar njëherë , kjo është gjendja e rrugës Bukosh – Reqan me procedurën e të cilës krekoset keqqeverisja Muharremaj!” Është shprehur Kolgeci.

Më tej Kolgeci ka shtuar se: “Pas qindra reagimëve tona për korrupsion, keqmenaxhim ,cilësi të dobët, punësime partiake , nepotizëm e qka jo tjetër , kryetari Muharremaj paska vendosur së fundi të reagoj me qëllim të demantimit të raportit “Indeksi i Konkurrueshmërisë së Komunave 2020” i përkrahur nga USAID-i Amerikan i cili ka renditur Suharekën në vendin e 28-të e që unë besoj që është edhe më keq se kaq!”

Ky është postimi i plotë:

A riparohet riparimi ?!
Edhe pse e sanuar njëherë , kjo është gjendja e rrugës Bukosh – Reqan me procedurën e të cilës krekoset keqqeverisja Muharremaj!
Pas qindra reagimëve tona për korrupsion, keqmenaxhim ,cilësi të dobët, punësime partiake , nepotizëm e qka jo tjetër , kryetari Muharremaj paska vendosur së fundi të reagoj me qëllim të demantimit të raportit “Indeksi i Konkurrueshmërisë së Komunave 2020” i përkrahur nga USAID-i Amerikan i cili ka renditur Suharekën në vendin e 28-të e që unë besoj që është edhe më keq se kaq!
Nuk mund të flasim për nivel të knaq’shëm të transparencës kur dihet dhe kemi fakte që kjo keq-qeverisje nuk e ka guximin as edhe një dosje me ta kompletu sipas kërkesës për qasje që e bëjnë qytetarët , subjektet politike apo përfaqesuesit e popullit edhe pse e kanë obligim ligjorë.( një ditë do ti marrim ato dosje përmes një institucioni që nuk ju pyet juve a mundeni me na siguru qasje në dokumente zyrtare apo jo por vetëm ju urdhëron që të kompletohen lëndët e caktuara) Nuk mund të flasim për nivel të knaq’shëm të transparences, ruajtjes së buxhetit, dhe llogaridhënjes në prokurim kur në krye të saj keni vendosur një person i cili është i lidhur këmbë e kokë me krimin dhe korrupsionin dhe i cili është i gatshëm ta shkel ligjin me të dyja këmbët sa herë që ka kërkesë nga kapo i tijë për të favorizuar 4-5 kompanitë me të kanë lidhje biznesore e partiake!
Në afat prej 1 muaji ,Komunës sonë ju kanë pezulluar/janë në procedurë 5 lëndë nga OSHP -ja , kjo tregon se ky zyrtarë i lartë i prokurimit është i paditur dhe i korruptuar!
Nuk mund të flasim për përmirësim të imazhit të Komunës së Suharekës përderi sa në krye të saj kemi këta bandit dhe keqpërdorues të taksave të qytetarëve.