Digiqole ad

VDES NJË PERSON NË BËRNICË, MBETI I VARUR NË SHTYLLËN ELEKTRIKE

 VDES NJË PERSON NË BËRNICË, MBETI I VARUR NË SHTYLLËN ELEKTRIKE

Ka vdekur një person në fshatin Bërnicë të Prishtinës, të mërkurën në mbrëmje, në një shtyllë elektrike, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Krasniqi për Gazetën Online Insajderi ka thënë se për rastin Policia e Kosovës është njoftuar në orën 19:30, ku më pas janë njoftuar ekipet emergjente mjekësore, KEDS-i dhe zjarrfikësit.

“Sot, më 16.09.2020, në ora 19:30, policia është njoftuar se në fshatin Bërnicë -Prishtinë, një person ka mbetur në një shtyllë elektrike. Janë njoftuar edhe ekipet emergjente mjekësore, KEDS-i dhe zjarrfikësit. Policia së bashku me ekipet tjera ende janë në vend-ngjarje. Për informata tjera u njoftojmë me kohë”.

Tutje në raportin e policisë thuhet se “personi që kishte mbetur në shtyllë elektrike, në fshatin Bërnicë është zbritur në tokë. Sipas ekipit mjekësor, është pa shenja jete”.

Insajderi.com

Digiqole ad

Të ngjashme