Digiqole ad

873 GJOBA PËR MOS RESPEKTIMIN E MASAVE ANTI-COVID BRENDA DITËS

 873 GJOBA PËR MOS RESPEKTIMIN E MASAVE ANTI-COVID BRENDA DITËS

Policia e Kosovës ka shqiptuar 873 tiketa për mos respektim të masave mbrojtëse kundër COVID-19.

Në njoftimin e aktivitetit ditor të Policisë thuhet se ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në njëzetekatërorët e fundit, ndërsa 23 aksidente të tjera me të lënduar.

Policia ka njoftuar se po ashtu kanë ndodhur 30 aksidente trafiku me dëme materiale.

Brenda një dite policia ka shqiptuar 1 mijë e 196 tiketa trafiku, njofton Insajderi.

Ndërsa, Policia, brenda 24 orëshit arrestoi 21 persona dhe dërgoi 12 në mbajtje.

Kurse, dy persona janë në vuatje të dënimit.

 /Insajderi.com

Digiqole ad

Të ngjashme