Digiqole ad

Takimi i Sigurisë Lokale: 9 aksidente trafiku, 6 vjedhje, 4 lëndime trupore, 2 raste dhune në familje, 3 kanosje, 1 sulm fizik, 2 dëmtime prone, 1 vdekje e dyshimtë…

 Takimi i Sigurisë Lokale: 9 aksidente trafiku, 6 vjedhje, 4 lëndime trupore, 2 raste dhune në familje, 3 kanosje, 1 sulm fizik, 2 dëmtime prone, 1 vdekje e dyshimtë…

Takimi i Sigurisë Lokale

Sot, në takimin e Sigurisë Lokale, nënkryetarja e Komunës së Suharekës znj.Mihrije Suka, ka folur për aktivitetet kryesore që kanë ndodhur gjatë këtre dy javëve që po i lëm pas. Ajo ka veçuar: fillimi i vitit të ri shkollor, që në të gjitha shkollat ka filluar procesi mësimor gjithmonë duke i respektuar masat kundër COVID-19, Granti nga MPL me shumën 392,327,78 € për performancë të mirë, përurimi i dy shkollave të reja në fshatin Leshan dhe Doberdelan si dhe gurthemeli i Çerdhes për fëmijë në qytetin e Suharekës.
Ndërsa nga Policia e Kosovës u raportua se situata ka qenë e qetë por me këto raste: 9 aksidente trafiku, 6 vjedhje, 4 lëndime trupore, 2 raste dhune në familje, 3 kanosje, 1 sulm fizik, 2 dëmtime prone, 1 vdekje e dyshimtë, 1 rast pengim i detyrës zyrtare, 1 sulm kibernetik, 1 mjet i pa shpërthyer, 1 mos zbatim i urdhërit të gjykatës, 1 grabitje, 287 tiketa për mos zbatim të masave kundër COVID-19 dhe 206 tiketa për mos zbatim të rregullave në komunikacion.Nga OSBE, u deklarua se janë duke punuar për t’a organizuar një takim me zyrtarët për Informim të komunave të rajonit të Prizrenit dhe me projkte tjera.Dhe në fund nga KFOR-LMT, u tha se janë duke punuar me angazhimet e tyre të përditshme dhe se në muajin Tetor, presin që komandanti i tyre nga Prishtina të takohet me kryetarin Muharrema

Digiqole ad

Të ngjashme