Digiqole ad

Polici kapadai, dënon në trafik qytetarin vetëm pse ja ‘prishë’ muhabetin në mes të rrugës me vozitësin e BMW-së

 Polici kapadai, dënon në trafik qytetarin vetëm pse ja ‘prishë’ muhabetin në mes të rrugës me vozitësin e BMW-së

Një qytetar në Prishtinë është dënuar dje pasi që i ka rënë borisë, sepse rrugën ia ka zënë një veturë e ndalur që po bisedonte me zyrtarët e Policisë së Kosovës, shkruan Reporteri.net.

Qytetarit iu shqiptua dënimi në vlerë 30 euro pasi që ia ndërpreu muhabetin policit i cili po bisedonte me një të njohurin e tij me një makinë të tipit BMW.

http://video.gjirafa.com/video-1600367689-mp4

Gazeta Online “Reporteri.net”, ka siguruar video nga kjo ngjarje që ka ndodhur sot në Prishtinë tek vendi i njohur si “Rrethi i Ismetit”.

Përveç policit makinës së qytetarit i ofrohet edhe shoferi i BMW-së i cili po bisedonte me policin.

“Zotni, a pe sheh shejën. Çka po don. Thashë sinjal u ndala”, thotë shoferi i BMW

“Ama patent shoferin edhe librezën”, -i thotë polici.

“Arsyejen a pe din që po t’i marr dokumentet”- pyet ai dhe i thotë se duhet të presë pak.

“E ndale në rrugë kerrin, me hy e me shku në shpi”, thotë qytetari.

Pas pak polici kthehet dhe i thotë: “Merri dokumentet dhe mos i bjer borisë pa nevojë”.

Qytetari i thotë se do ta publikojë videon, shkruan Reporteri.net.

Pas pak vijnë edhe polic të tjerë. Në video dëgjohet polici teksa i thotë qytetarit

Digiqole ad

Të ngjashme