I MITURI PLAGOSET AKSIDENTALISHT ME ARMË ZJARRI NGA SHOKU I TIJ

Një person i mitur është lënduar aksidentialisht nga arma e zjarrit nga shoku i tij, poashtu i mitur, njofton Insajderi.

Rasti ka ndodhur gjatë pasditës së djeshme në fshatin Kaliqan të Istogut.

Kështu është bërë e ditur nga policia në raportin 24-orësh, ku thuhet se personi i lënduar ka pranuar ndihmë mjekësore.

Mes tjerash policia njofton se për këtë rast janë arrestuar dy të dyshuarit dhe është konfiskuar pistoleta me tre fishek.

“Fsh. Kaliqan, Istog 19.09.2020 – 16:45. Viktima mashkull kosovar (i mitur) ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që aksidentalisht është lënduar nga arma e zjarri nga shoku i tij, i dyshuari mashkull kosovar (i mitur). Janë arrestuar dy të dyshuarit dhe është konfiskuar pistoleta me tre fishek, një predhë dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

 /Insajderi.com