Rrahje mes dy fëmijëve, njëri nga ta lëndohet rëndë

Dy fëmijë janë rrahur mes vete, ku si pasojë njëri ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 14:50 në rrugën “Hamit Bojniku”, në Prizren.

Siç thuhet në raport, viktima është dërguar për tretman mjekësor në spital. Ndërkaq, sipas mjekëve gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

“Është raportuar se viktima  mashkull  kosovar (fëmijë) kishte kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencë për shkak se pas një mosmarrëveshje që kishte pas me një tjetër të dyshuar mashkull  kosovar (fëmijë) kishte pësuar lëndim trupor. Viktima mbetet në tretman mjekësor në spital, sipas mjekëve gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë. Është identifikuar edhe i dyshuari dhe është njoftuar prokurori”, thuhet në raport. /Telegrafi/