Policia e Kosovës arreston 22 persona për 24 orë

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 22 persona, ndërsa 11 të tjerë janë në mbajtje si dhe një person në vuajtje të dënimit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, kanë ndodhur 21 aksidente trafiku me të lënduar dhe 31 të tjera me dëme materiale.

Siç thuhet tutje në raport, janë shqiptuar gjithsej 1.316 tiketa trafiku, ndërsa për mos respektim të ligjit për luftimin e COVID-19, janë shqiptuar 758 tiketa.

/Telegrafi/