CDF SOT DORËZON NË IKSHPK 1050 TESTE MOLEKULARE PËR COVID-19

CDF SOT DORËZON NË IKSHPK 1050 TESTE MOLEKULARE PËR COVID-19

Sot në Institutin Kombëtar Fondi për Zhvillimin e Komunitetit (CDF) ka bërë dorëzimin e 1050 testeve molekulare për Covid- 19 për GeneXpert në IKSHPK.
Testet molekulare janë siguruar nga fondet e mekanizmit C19RM të Fondit Global, të zbatuara nga Programi i HIV-it në CDF.
Këto teste janë një nga teknologjitë më të reja dhe më të sakta të testimit molekular për Covid -19.
Testet janë të shpejta dhe shfrytëzojnë aparaturën GeneXpert të dhuruar për IKSHPK nga Granti i Fondit Global për Programin e Tuberkulozit, të menaxhuar nga CDF.

Me futjen në përdorim të kësaj metode do të forcohet dhe diversifikohet sistemi i diagnostikimit të hershëm molekular të Covid -19 dhe kursehen resurset e qytetarëve të Kosovës.