Xhebrailat kërkojnë nga Federata që ti hapin tribunat për një shifër të caktuar të tifozëve

Tifogrupi nga Suhareka “Xhebrailat” kanë kërkuar nga FFK-ja që ti hapë tribunat për një numër të caktuar të shikuesve.

“Keni kopjuar në çdo rregullë në ligat Europiane për parandalimin e tifozëve, tani ka ardhur koha ti kopjoni Holandezët dhe Francezët që kan hapur tribinën për një shifër të caktuar” . Kanë shkruar në llogarin e tyre në ‘Facebook’ tifogrupi “Xhebrailat”

Ky është postimii plotë:

23 Shtator, 2020
FC BALLKANI 3-2 KF Feronikeli
-Çka është e tepërt është e tepërt.
-Federates nuk po i pengon ta shikojnë lojën afro 1000 persona jashtë stadionit, kurse po i pengon ti hap portat e tribinës.
-Duke e përkrahur klubin në mënyra absurde dhe aspak të përshtatshme, kurse ata qëndrojnë nëpër zyre të federatës.
-Keni kopjuar në çdo rregullë në ligat Europiane për parandalimin e tifozëve, tani ka ardhur koha ti kopjoni Holandezët dhe Francezët që kan hapur tribinën për një shifër të caktuar.
Me Rrespekt,XHEBRAILAT 1992

SuharekaExpress