Mirlind Daku: Het-trikun ia dedikoi Shukri Sylemanit i cili ka dhënë shumë për grupmoshat në klub

Mirlind Daku siç duket nuk e ka ndërmend të ndalet në futbollin kosovar pasi që është duke kaluar në formë të jashtëzakonshme.

Sulmuesi gjilanas në dy ndeshje ka arritur t’i realizoi gjashtë gola, duke realizuar dy het-trika në dy xhirot e para, shkruan Gazetasheshi.com

Super-sulmuesi golat e sotëm ia dedikon ish-Presidentit të Gjilanit, Shukri Sylejmani, duke thënë se ka dhënë shumë për grupmoshat në shkollën e futbollit.

“Tre golat e sotëm ia dedikoj shpirtit të Shukri Sylejmanit që ka bo shumë për klubin e Gjilanit dhe për grupmoshat e Gjilanit sa isha pjese e tyre. Gjithashtu edhe ‘Xhebrailave’ tifozëve të Ballkanit”, ka thënë Daku për Gazetën “Sheshi”.

19-shi fantastik do të ketë punë të vështirë në fundjave pasi që do të udhëtoj drejt Gjilanit për t’u përballur me nënkampionin e Kosovës.

/Gazeta Sheshi/