Muharremaj: “Herët fillon puna për rregullimin e ambientit”

Kryetari Muharremaj: “Herët fillon puna për rregullimin e ambientit”

Për një ambient të pastër dhe të bukur në Komunën e Suharekës, angazhohet i pari i kësaj Komune, i cili çdo ditë i kushton kujdes këtij qëllimi. Ai dëshiron dhe kërkon që kjo të bëhet që nga orët e mëngjesit:

“Puna për rregullimin e ambientit fillon herët në Komunën e Suharekës. Çdo ditë ne angazhohemi ta bëjmë më të mirën për ambientin”-ka shkruar sot në llogarinë e tij në facebook kryetari Muharremaj, tek sa ka takuar punëtorët shumë të vyer të Kompanisë së pastrimit.